Vjosa Osmani sot në Bruksel përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 07:47
Vjosa Osmani sot në Bruksel përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Kosovws, Vjosa Osmani, sot në Bruksel, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani ka shkruar në platformën ‘X”, se mesazhi i saj kryesor, do të jetë Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe për t’iu afruar BE-së.

“Gjithashtu do t’i informoj kolegët liderë për zhvillimet e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë”, tha ajo.

Në kuadër të samitit, presidentja Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

(Kosova Sot Online)