Një tufë qensh sulmon një grua në Prishtinë, një grup i të rinjve e shpëton

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 09:25
Një tufë qensh sulmon një grua në Prishtinë, një grup i të rinjve e shpëton

Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, kanë publikuar një video nga kamerat e sigurisë në një lokal në lagjen “Dardania”, e ku shihet se një vajzë është sulmuar nga një tufë e qenve endacakë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vajza shihet duke ikur nga qentë.

Mirëpo, siç shihet edhe në video vajzës i ndihmuan disa qytetarë.

“Sulmohet nje vazje ne lagjen Dardani te santea nga nje tufe qent endacak kjo eshte e papranueshme per qytetaret ne vitin 2023 ende mu ndi te kercenuar nga qent endacak dhe te mos t’ndihen te sigurt”, thuhet në shkrimin krahas videos së publikuar.

(Kosova Sot Online)