Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 09:46
Ish-presidentja e Zvicrës: Punova me të gjithë, por më së shumti më bëri përshtypje Rugova, babai i pavarësisë

Ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey e ka përmendur Ibrahim Rugovën si figurën politike që i ka bërë më së shumti përshtypje në Kosovë.

Calmy-Rey në një intervistë për swissinfo.ch tha se ka punuar dhe biseduar me të gjithë në Kosovë, por e veçoi këtu presidentin e parë të para pavarësisë, Ibrahim Rugovën.

“Kam punuar mirë me të gjithë me të cilët kam folur në Kosovë, qoftë Albin Kurtin, Hashim Thaçin apo të tjerë”, tha ajo duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë mendon për kryeminiastrin aktual të Kosovës.

Për ish-presidentin Hashim Thaçi, Calmy-Rey tha se nuk dëshiron të shpreh gjykime, por theksoi se “ai e njihte shumë mirë Zvicrën” dhe se “ai gjithashtu flet shumë mirë gjermanishten zvicerane”,

Më pas, u ndal të flasë për Rugovën.

“Figura politike që më bëri më shumë përshtypje në Kosovë ishte presidenti pacifist Ibrahim Rugova, babai i pavarësisë. Në vitet 2000, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, ishte shumë kënaqësi të punoja me kontaktet e mia në Kosovë. Funksionoi mirë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)