Kurti: Jemi të shqetësuar për rezultatet e testit PISA, mësimdhënësit të garantojnë që nxënësit po mësojnë

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 11:12
Kurti: Jemi të shqetësuar për rezultatet e testit PISA, mësimdhënësit të garantojnë që nxënësit po mësojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rezultatet e dobëta në testet që i bën programi ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve – PISA, treguan për “defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë.

“Por natyrisht që jemi të shqetësuar për rezultatet e testit PISA për vendin tonë të cilat treguan për defekte strukturore e kronike të sistemit arsimor që shtrihen gjatë në të kaluarën e shoqërisë sonë dhe as nuk do të mund të rregullohen as përnjëherë e as shpejt”, tha ai.

Kurti tha se “testi PISA po tregon që në fëmijërinë relativisht të hershme diçka nuk po shkon mirë”.

“Qeveria angazhohet për kushte të mira të punës, të mësimdhënies e mësimnxënies, ndërkaq mësimdhënësit duhet të kujdesen që të motivojnë, inspirojnë dhe të garantojnë që nxënësit po mësojnë dhe po dinë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)