Kalon në Qeveri plotësim-ndryshimi i ligjit për kontrollin kufitar

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 11:53
Kalon në Qeveri plotësim-ndryshimi i ligjit për kontrollin kufitar

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, në rend dite ka qenë edhe shqyrtimi i projektligjit për kontrollin e kufirit shtetëror, përcjell “Kosova Sot Online”.

Më shumë detaje për këtë projektligj ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se kjo nismë legjislative ka për qëllim që të forcojë kontrollin e kufirit shtetëror dhe të përcaktojë kompetencat e policisë lidhur me kontrollin kufitar.

“Me këtë nismë legjislative, MPB do të bëjë plotësim ndryshimin e ligjit për kontrollin e kufirit. Kjo nismë synon të forcojë kontrollin e kufirit shtetëror dhe të përcaktojë kompetencat e policisë lidhur me kontrollin e kufirit. Përmes këtij projektligji i ofrojmë organeve tona të kontrollit kufitar kuadrin ligjor, mjetet dhe burimet e nevojshme që të adresojnë në mënyrë efektive sfidat për menaxhimin e kufirit dhe për ta ruajtur sigurinë dhe sigurinë e kufirit. Projekligji parasheh qasje gjithpërfshirëse ndaj kontrollit kufitar, që është hartuar për të ngritur bashkëpunimin mes organeve të përfshira në menaxhimin e kufirit. Ai vendos rregulla të qarta për koordinimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve të kontrollit kufitar. Kjo përpjekje bashkëpunuese është thelbësor për të siguruar një kontroll dhe menaxhim efikas të kufirit”, tha Sveçla.

Ky projektligj është votuar nga Qeveria.

(Kosova Sot Online)