FSK-së i shtohet buxheti edhe për 40 milionë euro

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 11:56
FSK-së i shtohet buxheti edhe për 40 milionë euro

Qeveria e Kosovës e ka shtuar buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 40 milionë euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me këtë ndarje, shuma e përgjithshme buxhetit e alokuar për mbrojtje sivjet e tejkalon nivelin prej 200 milionë euro apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor.

“Ndër vendimet tjera sot, kemi atë të ndarjes së buxhetit shtesë për FSK-në në vlerë prej 40 milionë euro dhe me këtë ndarje, shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje sivjet tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2 për qind të bruto produktit vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)