Ky është Korab Gashi i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 13:56
Ky është Korab Gashi i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Fotografinë e njërit nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur dhe plagosjen e policit në Suharekë, e ka publikuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është Korab Gashi, i lindur më 1 mars 1982 në Prishtinë.

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

“Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme. Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë. Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose perms E-mail adresës elektronike: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vëllain e tij e ka neutralizuar policia gjatë bastisjes më 30 nëntor, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë.


(Kosova Sot Online)