Borell: Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 14:01
Borell: Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi sot, me rastin e samitit të liderëve të BE-së me vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor, se zgjerimi i BE-së është një investim në “paqe, siguri dhe progres”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Borell vuri në dukje se samiti i ardhshëm në Bruksel është “takimi më i rëndësishëm” i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor këtë vit, si dhe se ai forcon lidhjet e bllokut me rajonin dhe përmirëson bashkëpunimin për çështjet e jashtme dhe të sigurisë.

Në një video në platformën X, Borell shtoi se Ballkani Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Bashkimin Evropian, si dhe se Unioni “llogarit në anëtarët e ardhshëm si partnerë të besueshëm”.

(Kosova Sot Online)