Abidixhiku në Strasbug kërkon nga PE të vazhdoj mbështetjen ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 14:03
Abidixhiku në Strasbug kërkon nga PE të vazhdoj mbështetjen ndaj Kosovës

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, vizitën në Strasburg e ka mbyllur me takimet me Rainer Ëieland – zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev, transmeton “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku ka kërkuar nga Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.”

(Kosova Sot Online)