Lajm i mirë: Nga 1 janari pa viza do të mund të udhëtoni edhe në këtë vend të Afrikës

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 14:37
Lajm i mirë: Nga 1 janari pa viza do të mund të udhëtoni edhe në këtë vend të Afrikës

Vizitorët nga e gjithë bota në Kenia, nga 1 janari 2024, nuk do të kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në shtetin afrikan, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka njoftuar të martën Presidenti i këtij shteti William Ruto. Ai tha se qeveria e tij ka zhvilluar një platformë dixhitale për të siguruar që të gjithë vizitorët, paraprakisht, të marrin një autorizim elektronik udhëtimi, në vend që të aplikojnë për vizë.

“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia,” njoftoi Presidenti kenian gjatë një fjalimi në kryeqytetin Nairobi, gjatë një ngjarje të shënimit të 60 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kenias nga Britania.

(Kosova Sot Online)