Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi në Gjilan

  • E.K /
  • 13 December 2023 - 15:30
Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet me 200 euro shoferi në Gjilan

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se në Gjilan gjatë kontrollit në trafik ka ndaluar një automjet, të cilën po e voziste një qytetar serb, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kontrollit policia ka dyshuar se vozitësi mund të jetë nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test, ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.98 promilë.

Vozitësi është gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj.

“Zyrtarët policorë ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej dyqind (200) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, thuhet në komunikatën për media.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, ka inkurajuar mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

(Kosova Sot Online)