Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Pantiqit dhe tre të tjerëve për veprën 'Kryerja e veprës terroriste'

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 16:03
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Pantiqit dhe tre të tjerëve për veprën 'Kryerja e veprës terroriste'

Për sulmin në zyret e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër katër personave përfshirë edhe Dejan Pantiqin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata akuzohen për veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”.

“Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit M.M, A.V, D.P dhe M.V., në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhorë në Mitrovicën e Veriut në rrugën “Kollashinska”, me qëllim të frikësimit serioz të popullatës, të detyrimit të padrejtë të një organi publik në këtë rast KQZ-së, për të pamundësuar zgjedhjet lokale si dhe me qëllim që të destabilizojnë ose shkatërrojnë strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës, për derisa zyrtarët e KQZ-së, së bashku me zyrtarë policorë kanë shkuar për të hapë zyrën, këta të pandehur me persona të tjerë ende të pa identifikuar kanë kryer  sulm terrorist duke hedhur dy granata dore si dhe dy shok bomba në drejtim të zyrës së lartë përmendur me ç’ rast njëra granatë dhe dy shok bombat kanë shpërthyer ku si rezultat i kësaj janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe është rrezikuar seriozisht jeta e zyrtarëve të KQZ-së, dhe zyrtarëve policorë.”

(Kosova Sot Online)