Daçiç: Ja pse ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë është i pamundur

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 16:22
Daçiç: Ja pse ekstradimi i Radoiçiçit në Kosovë është i pamundur

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ekstradimi në Kosovë i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është i pamundur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

“Të gjitha proceset gjyqësore do të zhvillohen para gjykatave vendase”, u shpreh ai. Këtë deklaratë Daçiqi e bëri gjatë një interviste që ai dha për agjencinë Beta, më 13 dhjetor, teksa komentoi fletarrestimin e lëshuar për Radoiçiqin nga Organizata Ndërkombëtare e Policisë – INTERPOL.

INTERPOL-i ka lëshuar ditë më parë një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, për shkak të sulmit të armatosur në Banjskë, në komunën e Zveçanit, në Kosovë.


(Kosova Sot Online)