Michel: Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 18:30
Michel: Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit

BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030, ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.  Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët”, tha ai.

(Kosova Sot Online)