Gjykata pezullon ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri - Itali për emigrantët

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 19:14
Gjykata pezullon ratifikimin e marrëveshjes Shqipëri - Itali për emigrantët

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e bërë nga deputetët e grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët afrikanë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e publikuar, Gjykata Kushtetuese sqaron se duke qenë se padia është marrë në shqyrtim, atëherë automatikisht, pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej në seancën e ditës së nesërme 14 dhjetor.

Bëhet me dije se seanca për shqyrtimin e padisë, do të mbahet në 18 janar, në orën 10:00.

Kujtojmë se më 6 dhjetor, 30 deputetë të Bardhit dhe Berishës kanë dorëzuar në gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke e cilësuar si anti-kushtetuese.


(Kosova Sot Online)