Kryeministri i Spanjës e pret me buzëqeshje presidenten Osmani

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 19:40
Kryeministri i Spanjës e pret me buzëqeshje presidenten Osmani

Presidenten e Republikës Së Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e ka pritur me buzëqeshje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Osmani, po qëndron në Bruksel për takimin me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor.

Osmani ka thënë se është shumë e lumtur që ndodhet në Bruksel dhe që përfaqëson një shtet që ka harmonizuar politikën e tij 100 % me secilin vendim të BE-së që ndërlidhet me politikë të jashtme dhe se Kosova do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë.

(Kosova Sot Online)