O’Brien takon Maqedoncin, riafirmon partneritetin me Kosovën

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 20:00
O’Brien takon Maqedoncin, riafirmon partneritetin me Kosovën

Me Ndihmës Sekretarin e departamentit të shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien, është takuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e SHBA-ve për Forcën e Sigurisë të Kosovës që të jetë një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike.

Po ashtu është folur për partneritetin që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmin e këtij raporti.

”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi për takimin me ministrin kosovar të Mbrojtjes @EjupMaqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar O’Brien përmes një postimi në platformën “X”.

SHBA-ja e kishte mbështetur procesin e transformimit të FSK-së në ushtri. 


(Kosova Sot Online)