Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për katër të lënduar

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 20:40
Aksident në këtë vend të Kosovës, raportohet për katër të lënduar

Raportohet se dy vetura janë aksidentuar sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Komoran, me ç’rast katër persona kanë marrë lëndime trupore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha se policia është duke u marrë me këtë aksident.

“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)