Arrestohet një person në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 21:31
Arrestohet një person në Fushë Kosovë

Raportohet se nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në dy raste vjedhje të rënda dhe një rast të shpërdorimit të pasurisë së huaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Rastet e vjedhjeve të rënda janë raportuar dje (12.12.2023), ku në lokacione të ndryshme , nga dy vetura janë vjedhur shuma të parave ( mbi 200 €)”, njofton policia.

“Ndërsa rasti i shpërdorimit të pasurisë, ka ndodhë me 6 dhjetor, në parkun afër rrugës “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë, ku ankueses i është marrë portofoli me dokumente dhe një shumë të parave (mbi 300€)”, njofton më tej policia.

Personi i dyshuar, i mitur pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

(Kosova Sot Online)