Hasani: Drafti për Asociacionin mund të dërgohet vetëm nga Qeveria

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 23:11
Hasani: Drafti për Asociacionin mund të dërgohet vetëm nga Qeveria

Drafti për Asociacionin mund të dërgohet vetëm nga Qeveria, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij dërgimi i draftit në Kushtetuese është detyrim sipas aktgjykimit të vitit 2015.

“Në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të dërgohet nga askush pos nga Qeveria. Ky është detyrim kushtetues sipas Aktgjykimit të vitit 2015”, tha Hasani.

(Kosova Sot Online)