Von Der Leyen: Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 23:54
Von Der Leyen: Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve

Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve të marra nga dialogu, ka deklaruar kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo e ka mirëpritur zbutjen e tensioneve në Veri, duke përmendur në veçanti, targat, rrymën e përgatitjet për zgjedhje atje.

”E mirëpres zbutjen e tensioneve në veri, veçanërisht për targat, rrymën dhe përgatitjet për zgjedhje të parakohshme lokale”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Brukseli ka dalë me një deklaratë të gjatë nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në të cilën theksohet se udhëheqësit e BE-së dhe shtetet anëtare, presin progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, dhe vazhdimin e përpjekjeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

(Kosova Sot Online)