
Osmani është takuar me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni

Me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, është takuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për këtë ka njoftuar kryeministria e Italisë, teksa takimi ka ndodhur në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel.
Në atë takim është biseduar edhe për pasqyrën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takimi ofroi mundësinë për të bërë një pasqyrë të dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)