Vuçiq: Vetë jam angazhuar që Kosova të mos futet në UNESCO

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 08:02
Vuçiq: Vetë jam angazhuar që Kosova të mos futet në UNESCO

Se Serbia e vazhdon lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ka qenë “sekret publik”.

Por, tashmë vetë presidenti i vendit fqinj, Aleksandar Vuçiq, duke folur në televizionin serb “Prva”, ka thënë se ai personalisht e ka menaxhuar aksionin për të penguar hyrjen e Kosovës në UNESCO.

Ai tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte më i rrezikshëm sesa anëtarësimi në Interpol.

“Jo sepse nuk e dua dikë, por për diçka tjetër. Nëse Kosova do të pranohej në UNESCO, do të ishte hapi më i afërt drejt anëtarësimit të plotë në OKB. Është më e rrezikshme se anëtarësimi në Interpol. Do të ishte edhe më keq pasi që atëherë do të fillonin të flisnin për trashëgiminë e Kosovës, dhe jo për trashëgiminë serbe, siç është. Pastaj do të sillnin priftërinj shqiptarë dhe do thoshin se është e shqiptarëve ortodoksë. Siç e kanë konstatuar se familja Gashi gjoja e ka ndërtuar [Manastirin] Deçanin”, tha Vuçiqi.

(Kosova Sot Online)