Kuvendi sot do të shqyrtojë buxhetin e vitit 2024

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 08:36
Kuvendi sot do të shqyrtojë buxhetin e vitit 2024

Kuvendi i Kosovës sot do të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. përcjell “Kosova ot Online”.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës javë më parë ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës kishin lëshuar sallën, për të mos marrë pjesë në këtë votim.

Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.

(Kosova Sot Online)