Deçan: Arrestohet një femër, e rrahu një burrë dhe një police

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 09:21
Deçan: Arrestohet një femër, e rrahu një burrë dhe një police

Një femër është arrestuar në Deçan pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar tretman mjekësor.

“Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)