Këto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 10:12
Këto dokumente nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen

Faqja zyrtare “Integrimi Evropian” ka njoftuar për dokumentet që nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza nga data 1 janari 2024.

Sipas këtij njoftimi, dokumentet që nevojiten janë:

-Pasaportë biometrike, e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.

-Informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit

-Dëshmi mbi qëndrimin si rezervim i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni.,

-Detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.

-Nëse udhëtoni me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbërt, si dhe

-Dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Në një postim më herët, kjo faqe ka njoftuar edhe për mjetet financiare që nevojitet.

(Kosova Sot Online)