Rohde: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e partnerëve të saj

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 15:05
Rohde: Kosova duhet të dëgjojë këshillat e partnerëve të saj

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se “Po i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të bëjë disa gjëra, ndonjëherë dëgjojnë ndonjëherë jo”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ai ka theksuar se Kosova duhet të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Kështu u shpreh ai në diskutimin që u organizua nga Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës për 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Kritik u shpreh edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili tha se çelësi është normalizimi.

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde tha se partneriteti mes Kosovës e Gjermanisë është unik, por siç shtoi, Kosova duhet të dëgjojë këshillat e partnerëve të saj.

Rohde shtoi se mënyra për të ndryshuar pozicionin e pesë vendeve mos-njohëse është të ecet përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

(Kosova Sot Online)