Kurti: Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar

  • E.K /
  • 14 December 2023 - 15:41
Kurti: Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka qenë i ftuar në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë”, ka thënë Kurti.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka thënë se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc është dëshmi që mund të ketë edhe pluralizëm politik edhe unitet kombëtar.

“Mirë se e gjejmë njëri-tjetrin këtu, në këtë tubim që mbështet vazhdimin e betejës, vazhdimin e angazhimit të pandërprerë, e tash fuqizues e shumë të rëndësishëm, për shqiptarët në Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, apo Luginës siç themi shpesh e zakonisht. Ky bashkim është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar. Mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë. Andaj beteja e këtillë politike me siguri që është e drejtë për nga karakteri i saj, andaj edhe rruga para saj është e drejtë dhe e mirë e në të cilën e keni mbështetjen tonë dhe para se gjithash përgëzimin tonë për këtë bashkim të cilin e kemi arritur”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)