Vritet pabesisht një gazetar

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 22:40
Vritet pabesisht një gazetar

Edhe një gazetar është vrarë në Gaza, si pasojë e një sulmi izraelit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vrasja e Abdel Kareem Oudeh, u konfirmua nga zyra për media e qeverisë së Gazës.

Që nga 7 tetori deri me 11 dhjetor janë vrarë 63 gazetarë, kryesisht në Gaza, sipas një raporti nga Komiteti jofitimprurës për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Zyrtarët në Gaza thonë se numri është më i lartë, raporton Al Jazeera.

(Kosova Sot Online)