Berisha: Edi Rama bëri kllounin në Bruksel se nuk i ka ngelur gjë tjetër

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 17:19
Berisha: Edi Rama bëri kllounin në Bruksel se nuk i ka ngelur gjë tjetër

Ndërkohë që socialistët në Kuvend nxituan t'i votojnë me shpejtësi projektligjet që kishin në plan, në kushtet e protestës së deputetëve të opozitës brenda dhe jashtë sallës dhe tymit të tumuesve, Kryetari i PD, Sali Berisha, jashtë Kuvendit, tha:

"Ky është asgjësim i parlamentit. Në një sistem monist, opozita ka vetëm një mision, qendresë, qendresë dhe vetëm qëndresë. Mosbindje civile. Greva e urisë dhe çdo akt merret me vendim nga opozita atëherë kur ajo e konsideron më të nevojshme dhe më efiçente, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjer tani ju e patë, zëri i saj kumboi në të gjithë botën.

Ai zotëria që shkoi, mori atë që i dha Elisës. E kuptoni vetë ju se nuk mund ta them atë fjalë.

Se është bërë i përçmuari i Europës, i përçmuari i komunitetit ndërkombëtar.

E ka marrë vesh e gjithë Europa se ky bllokon parlamentin për të mbrojtur vjedhjet e tmerrshme që ka kryer me familjarët e tij.

Është informuar mbarë komuniteti botëror se Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare sepse është i përfshirë në afera që shkojnë miliarda euro vjedhje nga ai dhe klani i tij.

E ka mësuar tashmë çdo shqiptar se për Edi Ramën nuk ekziston asnjë institucion në këtë shtet përveç karriges së tij për të mbrojtur strikt interesat e familjes dhe sojit dhe sorollopit të tij.

Prandaj në Bruksel i thanë se të ka mbetur të bësh klounin se nuk të ka ngelur gjë tjetër për të bërë.

Se ato që kërkon Brukseli, ky nuk i pranon.

Ky ka përparësi pasurimin e tij të pangopur në vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet.

Siç e shihni, opozita realizoi me sukses të plotë edhe sot këtë ditë, misionin.

Kjo ditë shënon ndarjen përfundimtare nga parlamenti i parasotshëm pasi narkomazhoranca voton nenin e heqjes së përkohshme të deputetit të deputetit.

Nen, i cili e bën vendin pa opozitë."

(Kosova Sot Online)