A do të transferohet Salih Mustafa në burgjet e Kosovës?

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 19:30
A do të transferohet Salih Mustafa në burgjet e Kosovës?

Salih Mustafa nuk mund të transferohet në burgjet e Kosovës për të vuajtur dënimin, ka deklaruar Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në burgjet e Kosovës nuk do të transferohet, por në ndonjë shtet të Evropës. Një shtet, i cili do të shprehte interesim dhe në marrëveshje me kryetarët e Dhomave të Specializuara do të vendosnin se në cilin shtet do të transferohej që ta vuaj dënimin”, tha ai.

Ai thotë që Gjykata Speciale do të bëjë një marrëveshje për transferimin e Mustafës në një shtet tjetër.

“Unë nuk besoj që kjo mund të ndodhë me kërkesë të mbrojtjes, por ligji e ka specifikuar që me palët e interesuara apo shtetet të cilat shprehin interesim edhe me një marrëveshje brenda mes kryetares dhe shtetit, apo Ministrisë së Drejtësisë nga shteti përkatës, i cili e shpreh një interesim për ta pranuar që personi i dënuar ta vuajë dënimin. Atëherë sigurisht që Gjykata Speciale do të bën një marrëveshje për transferimin e dënimit në tjetër shtet”, tha ai.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, paneli i Apelit të Dhomave të Specializuara i ka ulë dënimin Salih Mustafës, ish komandant Calit, nga 26 në 22 vite.

(Kosova Sot Online)