Kurti: Fajtore për eskalimin e situatës në Veri është Serbia

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 20:31
Kurti: Fajtore për eskalimin e situatës në Veri është Serbia

Lëvizja Vetëvendosje njofton se pjesëmarrës në mbledhjen përgatitore të Partisë së Socialistëve Evropianë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komunikata e VV-së informon se aty Kurti, foli për arritjet e Republikës së Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe sipas tyre “për rritjen ekonomike në këto 32 muaj në qeverisje”.

Tutje, Kryeministri Kurti rikujtoi masat e padrejta që i janë vënë Republikës së Kosovës dhe bëri thirrje për heqjen e këtyre gjersa theksoi se “shteti autoritar fqinj është ai që bart fajin për eskalimin e situatës në pjesën veriore të Kosovës”.

Kurti ritheksoi se fajtore për eskalimin e situatës në Veri është Serbia dhe bëri thirrje t’i hiqen masat Kosovës.

(Kosova Sot Online)