Kanosje me armë në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 20:55
 Kanosje me armë në  këtë vend të Kosovës

Për një rast Kanosje me armë në stacionin policor të Obiliqit,  është raportuar  sot rreth orës 10:30, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia thotë se menjëherë pas raportimit është nisur me trajtimin e rastit, duke  arrestuar personin e dyshuar si dhe sekuestrimin e një arme zjarri.

“Personi i dyshuar është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje, për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)