Arifi: Mua më është imponuar të merrem me Albinin

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 21:40
Arifi: Mua më është imponuar të merrem me Albinin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se atij i është imponuar të merret me Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arifi është kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjë që thotë ta ketë bërë “albinolog”.

“Unë jam albinolog i imponuar jo i zgjedhur, mua më është imponuar të merrem me Albinin. Unë kam qenë kritik qysh në vitin e parë kur jam bërë kryetar, kur i kam njoftuar qytetaret me Kosovën”, ka thënë ai.

Më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe shqiptarët do të garojnë në dy lista. 

(Kosova Sot Online)