Berisha: Edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë do të vijojë të drejtojë PD-në

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 22:45
Berisha: Edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë do të vijojë të drejtojë PD-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se edhe nëse SPAK vendos masën e sigurisë arrest në shtëpi, do të vijojë të drejtojë PD, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha tha se partinë do e drejtonte ‘nga thellësitë e çdo qelie’ dhe se do e çonte drejtë fitores.

Berisha theksoi se pavarësisht masave të sigurisë, do të vijonte të komunikonte me qyetarët.

Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelia. Unë do e drejtojë dhe do e çoj drejt fitores. Mund të marrë vendim që të mos komunikoj idealet e mia me shqiptarët? Kurrë. Nuk ka mure që ndalojë idealet e lirisë. Unë qëndrojë më i sigurt se kurrë. Shqipëria krahasohet me Rusinë e Putinit.

Ky diskutim fsheh katastrofën që vjen për dhunimin e Kushtetutës. Do fillojnë protestat që nga dita e hënë dhe në vazhdim. Opozita është në mosbindje civile me deputetët, ju e pate në deklaratën ën këshillin e ministrave në BE ishte pika e parë dhe bllokimi që Rama i bëri hapjes së negociatave.

Sot deputetët nuk pranoheshin të futeshin në parlament, kjo trajtohet vetëm me mosbindje civile. Në parlament është votuar një akt që nuk ekziston kund në botë. Zgjatja e përjashtimit nga 10 ditë në 60 ditë dhe jo vetëm kaq, por ani nen thotë se deputeti nuk ka asnjë të drejtë për asnjë aktivitet si deputet.

Kushtrim për opozitë për jetën ose vdekjen e demokracisë në Shqipëri. Demokratët do i drejtojë Sali Berisha, do i drejtojë PD, do i drejtojë Këshilli Kombëtar, ajo është një parti në këmbë.

(Kosova Sot Online)