Buxheti 3.3 miliardësh, 3 milionë euro për Luginën, këshilltarja e Kurtit shpreh falënderime

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 11:06
Buxheti 3.3 miliardësh, 3 milionë euro për Luginën, këshilltarja e Kurtit shpreh falënderime

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2024 në vlerë prej 3.3 miliardë euro, me të cilin parashihen që 3 milionë euro të shkojnë për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sinani ka falënderuar Kosovën, ku ka thënë se përtej aspektit financiar, kjo mbështetje ka më shumë vlerë nga fakti se tanimë çdo vit, Lugina e Preshevës është pjesë përbërëse e buxhetit të Kosovës.

“Një praktikë tejet e rëndësishme në vijimësinë e bashkëveprimit institucional dhe të qasjes shtetërore të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani.

(Kosova Sot Online)