Albin Kurti: Kosovës duhet t`i jepet statusi i kandidatit të BE-së pa vonesë

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 15:13
Albin Kurti: Kosovës duhet t`i jepet statusi i kandidatit të BE-së pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosovës si një nga shtetet më demokratike duhet t`i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE pa vonesë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai me këtë rast ka uruar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit për Ukrainën dhe Andorrën.

“Një moment historik votimi i Këshillit të BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainën dhe Andorrën. ËB6-është mënyra më e mirë për të forcuar paqen dhe sigurinë në të gjithë kontinentin. Si një nga shtetet më demokratike dhe pro-BE në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)