KFOR: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

  • E.K /
  • 15 December 2023 - 15:41
KFOR: Jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë

KFOR’i ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Deklarata e KFOR’it vjen pas adresimit vjetor të Presidentes Vjosa Osmani para Kuvendit të Kosovës, e cila duke folur për sulmin në Banjskë tha se rreziku ende s’ka kaluar.

KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR’it.

(Kosova Sot Online)