Ja pse Nagip Krasniqi nuk do të lejohet t’i afrohet KEK-ut

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 15:43
Ja pse Nagip Krasniqi nuk do të lejohet t’i afrohet KEK-ut

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Nagip Krasniqit kundër vendimit për vazhdimin e masës që i ndalon t’u afrohet dëshmitarëve të rastit. Rrjedhimisht, Krasniqi nuk guxon të afrohet te Korporata Energjetike e Kosovës. 

Deri në një vendim tjetër të gjykatës, kryeshefi i pezulluar i KEK, Nagip Krasniqi, nuk do të lejohet t’i afrohet Korporatës Energjetike të Kosovës apo dëshmitarëve të rastit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë avokati i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga. Sipas tij, Apeli nuk i ka shqyrtuar pretendimet ankimore fare.  

“Apeli e ka refuzuar ankesën kundër vendimit për masën e ndalimit te afrimit te vendit te punës. Gjykata e apelit nuk i ka shqyrtuar asnjë pretendim ankimor, por vetëm e ka kopjuar dhe vendosur arsyetimin e prokurorisë. Gjykatat ne Kosovë, me automatizëm aprovojnë kërkesat e prokurorisë për masa, që nuk ndodhë në asnjë vend tjetër te rajonit. Kjo qasje është kritikuar edhe nga raporti i monitorimit OSBE i Tetorit 2023”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)