Krasniqi: Ja kush është modeli më i mirë i qeverisjes

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 15:57
Krasniqi: Ja kush është modeli më i mirë i qeverisjes

Gjatë një vizite në komunën e Mitrovicës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë  se komunat që udhëhiqen nga kjo parti janë kampione të qeverisjes së mirë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë jam krenar si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, që kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja siç është rasti i Bedri Hamzës, janë modeli më i mirë i qeverisjes, janë kampionet zyrtarë të Kosovës në qeverisjen e mirë, në transparencë buxhetore financiare, në realizim të projekteve, në realizimin e projekteve kapitale edhe në përmirësimin e dukshëm jo vetëm të infrastrukturës që tashmë është evidente po edhe në ofrimin e shërbimeve shumë më efikase edhe ndihmës për të gjitha kategoritë e shoqërisë”, theksoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)