Trajkoviq: Një paralajmërim diskret interesant i publikuar nga KFOR-i

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 18:50
Trajkoviq: Një paralajmërim diskret interesant i publikuar nga KFOR-i

Një njoftim të sotëm të KFOR-it rreth gatishmërisë së shprehur nga misioni paqeruajtës i NATO-s për ruajtjen e sigurisë në Kosovë për të gjitha komunitetet pa përjashtim,  e ka quajtur “reagim interesant” politikania serbe, Rada Trajkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një paralajmërim diskret interesant i sapo publikuar nga KFOR-i”, ka shkruar Trajkoviq, duke bashkëngjitur një pjesë të njoftimit të KFOR-it.

KFOR-i sot ka publikuar një njoftim duke shprehur gatishmëri për ofrimin e sigurisë në Kosovës bazuar në Rezolutën 1244 të KS dhe kanë potencuar se nga afër janë duke e monitoruar dhe vlerësuar situatën e sigurisë.

(Kosova Sot Online)