Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë: Raportohet për një të vdekur dhe dy të lënduar

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 19:17
Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë: Raportohet për një të vdekur dhe dy të lënduar

Pas një aksidenti në magjistralen Pejë-Prishtinë ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e personit të përfshirë në aksident është konstatuar nga mjeku kujdestar, derisa dy të tjetër po e vazhdojnë tretmanin mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.

(Kosova Sot Online)