Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme ditën e diel

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 19:53
Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme ditën e diel

Serbia shkon në zgjedhje të përgjithshme ditën e diel, të pestat në një dekadë, me opozitën që po sfidon dominimin e presidentit populist Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij, në një kohë tensionesh politike e sociale të lidhura me drejtimin e vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të planifikuara fillimisht për më 30 prill 2026, Vuçiç thirri zgjedhje të parakohshme. Presidenti fitoi zgjedhjet presidenciale të dy viteve më parë me rreth 60% të votave dhe tani, pa qenë kandidat, ai drejton Partinë Progresiste Serbe, SNS.

Ndërkohë, 8 formacione opozitare pro-evropiane janë bashkuar më herë të parë nën sloganin ‘Serbia kundër dhunës’, ose SPN.

Opozita shpreson të fitojë Beogradin në zgjedhjet lokale dhe nëse e arrin objektivin, ajo do të jetë një fitore simbolike kundër regjimit të Vuçiç, që ka qenë kryeministër nga 2014-a në 2017-n dhe president që prej 2017-s.

Sondazhet e fundit të kryera këtë javë flasin për një ‘lidhje teknike’ mes bllokut zyrtar të përbërë nga SNS-ja e Vuçiç dhe Partia Socialiste dhe bllokut opozitar i formuar nga SPN dhe 3 parti të vogla.

Ato i japin SNS-së 40 për qind të votave, ndërsa SPN-së opozitare rreth 26%, përpara socialistëve të Ivica Daçiç me 9%, dhe subjektet e tjera opozitare mes 3 dhe 6.5%.

(Kosova Sot Online)