Një qytetar pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 08:25
Një qytetar pëson arrest kardiak në Brezovicë, intervenon ekipi i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit

Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar mbrëmë në qendrën e skijimit në Brezovicë, pas një arresti kardiak të një qytetari, përcjell “Kosova Soty Online”.

Kjo shoqatë ka bërë të mundur transportin deri te autoambulanca, e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes, shkaku i një orteku shkaku i reshjeve të pandërprera të borës, raporton Express.

“Ekipi i Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim ka intervenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë. Pas një arresti kardiak të një qytetari është bërë i mundur transporti deri në autoambulancën e cila kishte vështirësi për të arritur deri në vendin e ngjarjes. Pas reshjeve të pa nderprera të borës në qendrën e skijimit në Brezovicë është shkaktuar një ortek afër qendres së skijimt i cili ka bllokuar automjetet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)