Obiliq: Gjendet i vdekur një burrë afër shtëpisë së tij

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 08:32
 Obiliq: Gjendet i vdekur një burrë afër shtëpisë së tij

Një burrë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit është gjetur i vdekur dje në një rrugë afër shtëpisë së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rastin në Polici e ka raportuar Qendra Kryesore e Mjëksisë Familjare në këtë komunë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

“HETIM MBI VDEKJEN – Fsh. Lajthishtë –Obiliq 15.12.2023-09:50. Nga QKMF-ja e Obiliqit është raportuar një rast – vdekje e personit mashkull kosovar. Viktima është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)