Bislimi u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhje në Serbi: Secila votë është e vlefshme

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 08:51
Bislimi u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë në zgjedhje në Serbi: Secila votë është e vlefshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen nesër në Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”

Ai tha se e ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për telashet e mundshme me të cilat mund të përballen votuesit shqiptarë në Serbi.

Dy lista të pakicës shqiptare marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të dielën.

“Në këtë betejë politike, secila votë është e vlefshme. Ajo duhet të dëshmohet të dielën e 17 dhjetorit, me vendosmëri e guxim”, ka shkruar Bislimi.

(Kosova Sot Online)