Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 11:14
Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 596 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 21 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, janë arrestuar 11 persona dhe shtatë janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)