Rusia sulmon frontalisht Ukrainën me eskadrilen prej 31 dronësh

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 12:31
Rusia sulmon frontalisht Ukrainën me eskadrilen prej 31 dronësh

Një total prej 31 dronësh janë nisur nga Rusia drejt territorit ukrainas natën e mbrëmshme, por 30 prej tyre janë rrëzuar, ka thënë të shtunën ushtria ukrainase. Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, ka qenë në mesin e qyteteve të shënjestruara, transmeton "Kosova Sot Online".

Komandanti rajonal ushtarak, Serhiy Popko, ka thënë se nuk ka raportime për të plagosur, pas rrëzimit të copëzave të raketave.

Rusia e ka rritur së fundi shkallën e sulmeve ajrore mbi Ukrainë, duke nisur dronë dhe raketa balistike. Në dimrin e vitit të kaluar, sulmet kanë pasur shënjestër sidomos infrastrukturën e energjisë. Dronët, të cilët janë të mbushur me lëndë shpërthyese, janë kryesisht të prodhuar prej Irant. Mirëpo, sistemet raketore për mbrojtje, të cilat i janë dorëzuar Ukrainës nga vendet aleate, janë duke e bërë punën e tyre, duke e mbrojtur Ukrainën prej shumicës së sulmeve të tilla. Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot Online )