Kurti: Me neve ndryshon buxheti i shtetit dhe jo kontot e individëve

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 13:06
Kurti: Me neve ndryshon buxheti i shtetit dhe jo kontot e individëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se nga fillimi i mandatit të tij, buxheti është rritur për 35 përqind, transmeton “Kosova Sot Online”.

Po ashtu, ai deklaroi se kanë dyfishuar edhe punësimin e të rinjve brenda një mandati.

“Këta para nesh, pasuroheshin individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve” tha ndër tjera kryeministri Kurti.

“Ma gjeni një qeveri që e dyfishon punësimin e të rinjve brenda një mandati”, theksoi ai.

“Qeveria jonë i plotëson edhe zotimet e rrejshme të qeverive të kaluara. Ne i plotësojmë zotimet tonat, por edhe ato të mirat që mund të kenë pasur ata të këqijtë. Në vitin 2024 do të kemi edhe më shumë fitore. Por, nuk duhet harrur sfidat që kemi pasur për të arritur deri këtu”.

(Kosova Sot Online)