Prizren: Rrahu bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari, i konfiskohet arma pa leje

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 16:13
Prizren: Rrahu bashkëshorten për shkak të një mosmarrëveshje, arrestohet i dyshuari, i konfiskohet arma pa leje

Një person është arrestuar dje në Prizren pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia njofton se i njëjti në fshatin Greikoc dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Tutje, në njoftim thuhet se gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari posedon armë pa leje.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet i dyshuari për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Prizren, 16 dhjetor 2023

Me datën 15.12.2023 Stacioni Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në fshatin Greikoc është një rast i dhunës në familje.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur thirrjes duke lokalizuar lokacionin, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sektori i hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë gjatë hetimit të rastit të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari Xh.L. i vitit të lindjes 1963 posedon armë pa leje.

Me leje të prokurorit të shtetit, sektori i hetimeve ka realizuar një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar:

• Një pistoletë e llojit EKOL specila e kalibrit 9mm,

• Një karikator i armës dhe

• Dymbëdhjetë copë fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

(Kosova Sot Online)